“Ballkani i Hapur, një rrugë nga halli”, Bushati: Ekonomia nuk e mbështet këtë proces

Shqipëria

“Ballkani i Hapur, një rrugë nga halli”, Bushati: Ekonomia nuk e mbështet këtë proces

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:50
Ditmir Bushati

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha gjatë intervistës për “Real Story” theksoi se Ballkani i Hapur ishte më tepër një ‘rrugë nga halli’ pasi nuk ekonomia nuk e mbështet këtë proces. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, ai tha se njerëzit duan të ikin në vende ku paguhen më mirë, si në rastin e Gjermanisë.

“Më duket më tepër një rrugë nga halli, në kushtet kur në gjithë këto vite, BE s’e ka pasur prioritet procesin e zgjerimit. Nuk po them se nuk është e dobishme. Ekonomia s’e mbështet këtë proces sepse dentisti, infermieri, arkitekti apo parukieri s’do të shkojë nga Beogradi në Tiranë apo nga Prishtina në Podgoricë. Duam të shkojmë ku paguajnë më mirë dhe të gjithë janë në drejtim të Gjermanisë.

Këtu kam qenë kritik me pozicionin e Gjermanisë. Është në të drejtën e saj të thithë fuqi punëtore por s’mund të jemi depozita e burimeve njerëzore për të mbuluar hendeqet e tregut gjerman. Duhet të ketë edhe një përgjegjësi morale sepse bie në kundërshtim me thelbin e integrimit evropian që është për të ndërtuar Evropën këtu.  Pse them se është rrugë nga halli por jo e padobishme?

Sepse nuk ofrohet kjo që kërkuat dhe ju, që të mos më numërojë njeri 90 ditëshin në kufi. E dobishme sepse mund të ketë ndonjë profesion të rregulluar që mund të përfitojë nga kjo gjë dhe shton kulturën e bashkëpunimit mes shtetasve dhe vendeve në rajon. Por nuk zëvendëson nevojën kryesore që është e njëjtë, pavarësisht se ne bërtasim se po ikin njerëzit, është e njëjtë në të gjithë vendet e rajonit.

Këtë duhet të adresojë ky proces dhe fakti që ka një premtim që është shënuar edhe vjet në samit, edhe kësaj radhe në procesin e Berlinit, për t’i dhënë mundësi vendeve tona për të pasur akses në fondet strukturore dhe për të hyrë gradualisht tek tregu i madh i BE, është një mundësi shumë e mirë për të zbutur hendekun zhvillimor jo mes nesh dhe Evropës por edhe vendeve anëtare të BE-së që na rrethojnë.”, theksoi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat