Nga shpejtësia marramendëse te shkeljet flagrante, arrestohen 14 persona në Tiranë, gjobiten mijëra

Shqipëria

Nga shpejtësia marramendëse te shkeljet flagrante, arrestohen 14 persona në Tiranë, gjobiten mijëra

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle të rrepta në Tiranë, duke arrestuar 14 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po ashtu janë vendosur mbi 10 mijë masa administrative për shpejtësi mbi normat, përdorim të celularit në timon, mosvënie të rripit të sigurimit dhe parakalime të gabuara ndër të tjera.

Sakaq, mësohet se janë bllokuar 19 automjete për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe verifikime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 14 shtetas për:

– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:

– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.


– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.

Janë bllokuar 19 automjete për:

– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat