Planifikoi vrasjen e dy prokurorëve, gjykata e Janinës i hap rrugën ekstradimit te Laert Haxhiut

Shqipëria

Planifikoi vrasjen e dy prokurorëve, gjykata e Janinës i hap rrugën ekstradimit te Laert Haxhiut

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:10
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu mund të ekstradohet shume shpejt në Shqipëri.

Burime nga Ministria e Brendshme e cila po ndjek rastet e ekstradimeve te personave me rrezikshmëri te larte dhe korrupsion, i konfirmuan News 24 se Gjykata e Apelit  te Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Laert Haxhiut.

“Për ekstradimin e Haxhiut, Gjykata e Shkallës së Dytë të Janinës propozoi pozitivisht.

Por Haxhiu ka të drejtë, sipas legjislacionit grek, të kërkojë shqyrtimin e ekstradimit të tij nga Gjykata e Lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat