Sherr në Shkozë, policia jep njoftimin: 21-vjeçari u godit me sende të forta dhe ka përfunduar në spital

Shqipëria

Sherr në Shkozë, policia jep njoftimin: 21-vjeçari u godit me sende të forta dhe ka përfunduar në spital

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 00:19
Ilustrim

Policia ka dalë me një njoftim lidhur me sherrin e ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet këtë mbrëmje. Disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar me sende të forta 21-vjeçarin Hysen Xhakolli në afërsi të banesës.

Si pasojë i i riu është lënduar dhe është dërguar në spital atje ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 këtë mbrëmje. Ndërkohë grupi hetimor po sqaron rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat