Dosja “Partizani”/ SPAK cakton masën “arrest me burg” për bashkëpronarin e kullave, Fatmir Bekteshi

Shqipëria

Dosja “Partizani”/ SPAK cakton masën “arrest me burg” për bashkëpronarin e kullave, Fatmir Bekteshi

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:32
Dosja “Partizani”/ SPAK cakton masën “arrest me burg” për bashkëpronarin e kullave, Fatmir Bekteshi

Pas ndalimit të dhëndrit të ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, SPAK ka caktuar masën “arrest me burg”  edhe për Fatmir Bekteshin, ndërtues dhe bashkëpronar i kullave në kompleksin “Partizani”.

Janë pikërisht hetimet mbi privatëzimin e kompleksit, mbi bazën e së cilave, SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ka bllokuar pasaportën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ky i fundit ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

Socialisti Taulant Balla, nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka depozituar në nëntor të vitit 2020 një padi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat