Vranësira të shpeshta dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Vranësira të shpeshta dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku do të ketë edhe rrebeshe.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat