Çfarë nuk u pa nga konferenca e Berishës, nga pauzat e gjata te mesazhet e koduara

Shqipëria

Çfarë nuk u pa nga konferenca e Berishës, nga pauzat e gjata te mesazhet e koduara

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 08:43
Pamje nga konferenca për media

Sali Berisha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK, dhe pas vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje ndaj tij” për çështjen e ish-kompleksit Partizani, akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”

Por përtej deklaratave, në konferencën e jashtëzakonshme të Berishës u vunë disa detaje.

Fillimisht, edhe pse konferenca ishte lajmëruar për në orën 21.00, ajo nisi me rreth 20 minuta vonesë.

Ndërsa erdhi në ambientet e PD-së, Berisha u prit nga një grup simpatizantësh demokratë që nisën të brohorasin emrin e tij.

Më pas ai u shoqërua nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, deputeti Flamur Noka, si dhe nga Luçiano Bocci e Gent Strazimiri.

Në konferencë, Berisha kishte pranë këshilltaren Floriana Garo, ndërsa nuk mungonte IPOD-i, ku kishte bërë dhe pikat kryesore të konferencës.

Në qendër të reagimit të tij, ishin kryeministri Edi Rama dhe SPAK, si dhe sigurisht dhëndri, Jamarbër Malltezi.

Si rrallëherë, Berisha gjatë konferencës ngatërronte fjali dhe bënte pauza të gjata.

Ndërsa dha dhe disa mesazhe të koduara për Edi Ramën, ndërsa tha se do të fliste në një moment tjetër për disa fakte.

Arrestimi i Malltezit

Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin i Rinasit pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK, ndërsa po priste bashkëshorten, Argita Berisha nga Gjermania.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj Sali Berishës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Vetë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, i cilësoi akuzat politike. Për Berishën, i vetmi faj që ka Jamarbër Malltezi është se, është dhëndri i tij. Ish-kryeministri theksoi se Malltezi nuk është marrë kurrë në pyetje për asnjë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat