Berisha nën akuzë nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta

Shqipëria

Berisha nën akuzë nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 10:03
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi pas vendimit të SPAK për të vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shprehet Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat