SPAK i caktoi “detyrim paraqitje” Sali Berishës, policia shkon brenda pallatit të ish-kryeministrit

Shqipëria

SPAK i caktoi “detyrim paraqitje” Sali Berishës, policia shkon brenda pallatit të ish-kryeministrit

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ditë pasi gjykata i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Sali Berishës, sot në orët e para të mëngjesit forca policie janë parë të hyjnë dhe dalin brenda pallatit të ish-kryeministrit, në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, në afërsi të rrugës së Elbasanit.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa për sipërmarrësin është caktuar detyrim paraqitje.

Malltezi akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani.

Në një konferencë për shtyp, ish-kyeministri Berisha i quajti akuzat ndaj tij si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

“Do të qëndroj me të gjithë forcën time. Nuk i druhem arrestimit dhe asgjëje, sepse akuzat janë ngritur pa asnjë bazë dhe janë sulme të mirëfillta politike të Edi Ramës. Ato vijnë pikërisht në çastin që opozita ka nisur lëvizjen pa kthim kundër diktaturës, që po ngre Edi Rama me vjedhjen e votave dhe të pasurive publike”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat