Digjet duke gatuar, 58 vjeçarja nga Memaliaj dërgohet me urgjencë drejt QSUT-së

Shqipëria

Digjet duke gatuar, 58 vjeçarja nga Memaliaj dërgohet me urgjencë drejt QSUT-së

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një grua 58 vjeçare është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në kryeqytet pasi pësoi djegie të rënda.

Mësohet se gruaja ka qenë duke gatuar në shtëpi kur është djegur aksidentalisht në kraharor.

Pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, gruaja është transportuar për mjekim më të specializuar në QSUT.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat