Gashi: Malltezi i ka marrë pronat e familjes që në kohën e Nanos

Shqipëria

Gashi: Malltezi i ka marrë pronat e familjes që në kohën e Nanos

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:15
Pedagogu Shpend Gashi

Pedagogu Shpend Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se Jamarbër Malltezi ka marrë pronat e familjes së tij që në kohën e Fatos Nanos.

Sipas tij, nuk mund t’i bëhet gjyqi politik vetëm pse është dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, por duhet pritur hetimi për të kuptuar nëse ka implikim politik në këtë çështje.

“Dua t’i shmangem gjyqeve e popullore, nuk mund ta them është inskenim apo vërtetë ka shkelje. Zotëria që është arrestuar në aeroport, që shumica e quajnë dhëndri i Berishës po ai ka një emër , është një nga pasardhësit e dy familjeve më të mëdha në Shqipëri. Po të donte ai mund të largohej si gjysma e qeveritarëve. Në ‘45 shteti monist i ka shtetëzuar të gjitha pronat private, atëherë nuk ishte akt kriminal. Kur ai kërkon pronat e paraardhësve të vet, i merr që nga koha kur Majko ishte kryeministër, pra që nga koha e Nanos, ka ndërtuar në tokën e vet. Ai i ka prona të familjes ato”, tha Gashi.

Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri i brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat