Emri i tij doli në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, reagon Fatmir Mediu: Ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

Emri i tij doli në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, reagon Fatmir Mediu: Ja si qëndron e vërteta

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:29
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar pasi në dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit Partizani doli edhe emri  i tij.

Në një sqarim për gazetaren Klodiana Lala, Mediu shpjegon edhe faktin se pse ka dërguar shkresën ministrit Genc Ruli, një muaj pas marrjes së detyrës më 2005. Ai sqaron se kishte dërguar një përgjigje të ish ministrit Anastas Angjeli.

“Unë si kam çuar letër Rulit, por përgjigje një shkresë të Anastas Angjelit ish-Ministër i Ekonomisë që së bashku me Blendi Klosin kërkonin privatizimin e Partizanit tek Majko rreth muajit korrik 2005. Angjeli u zëvendësua nga Ruli dhe unë zëvendësova Majkon”, sqaron Mediu.

Në dosje sqarohet se Ministria e Mbrojtjes i hapi rrugë heqjes së pronës nga lista e pronave të FA-ve.

Kujtojmë që për privatizimin e ish kompleksit Partizani ditën e djeshme (21 tetori) u arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa për Berishën dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi u caktua masa e detyrimit të paraqitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat