Berisha tha se SPAK duhet merrte leje nga Kuvendi për masën e sigurisë ndaj tij, por ja çfarë thotë ligji për persona mbi 72 vjeç

Shqipëria

Berisha tha se SPAK duhet merrte leje nga Kuvendi për masën e sigurisë ndaj tij, por ja çfarë thotë ligji për persona mbi 72 vjeç

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:09
Sali Berisha

Në konferencën e jashtëzakonshme nga selia blu, Sali Berisha e kundërshtoi masën e sigurisë ë të vendosur ndaj tij nga për detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, teksa tha se SPAK ka shkelur Kushtetutën me këtë vendim ndaj tij.

Berisha tha se duhet thirrur me parë Kuvendi që të japë leje për ekzekutimin e një mase të tillë sigurie, por ligji flet ndryshe.

Sipas ligjit, autorizimi i komisionit parlamentar që pretendoi Berisha, nga ana e SPAK autorizimi kërkohet për një deputet në rastet kur kërkohet arrest në burg, arrest shtëpie dhe kontrolli i banesës.

Ndërsa për masat më të lehta si “detyrim paraqitje” dhe “bllokim i daljes jashtë shtetit” nuk ka kufizim ligjor dhe nuk ka nevojë për autorizim nga komisioni i mandateve.

Berisha për të tri akuzat ka shpëtuar nga masa e sigurisë për shkak të moshës 79 vjeç që ka.

Pasi ligji e parashikon që s’mund të vendoset masa e rëndë ndaluese për persona mbi 72 vjeç të cilët akuzohen për vepra penale jo të karakterit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat