Basha: Sot demokratët kanë vendosur të ndërtojnë alternativën

Shqipëria

Basha: Sot demokratët kanë vendosur të ndërtojnë alternativën

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:13
Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha është ndalur sot në Dibër, ku ka prezantuar propozimet e PD për Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Basha renditi disa nga planet e PD për t’u miratuar, që nga listat e hapura, te vettingu në politikë.

Ai theksoi se kjo është rruga ku do të ecë ndryshimi për të cilën sipas tij kanë nevojë shqiptarët.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!

I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm, një kohësisht bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, zoti Enkelejd Alibeaj, e nderuar zonja nënkryetare, Flutura Açka, zoti nënkyzetar Kreshnik Çollaku, të nderuar anëtarë të Kryesisë, anëtarë të Kolegjit të Kryetarëve, drejtues të demokratëve të Dibrës, mirë se ju gjej në këtë të diel në Dibër dhe ju falënderoj për kohën që keni ndarë bashkërisht për të komunikuar në këtë ditë këtu në Dibër dhe përmes Dibrës me shqiptarët dhe me demokratët anembanë vendit.

Jam i vetëdijshëm se në radhët tona, siç e tha edhe kryetari Gazidede, kemi mungesa jo vetëm nga ata të cilët mund të kenë pasur problemet e ditës, por edhe nga dhjetëra e qindra që janë larguar në muajt dhe dy vitet e fundit për shkak të mungesës së shpresës, të dëshpërimit që ka pllakosur anë e mbanë vendit. Një qeverisje e keqe padiskutim që i mërzit njerëzit. Por mungesa e opozitës, mungesa e alternativës nuk është mërzi, është dëshpërim për një vend. Dhe tani dy vite pas një situatë të paprecedentë është koha ta pohojmë se Partia Demokratike për rrethana dhe arsye që nuk kanë të bëjnë me asnjërin prej jush dhe as demokratët e sakrificave kudo ku ndodhen, nuk ishte në krye të detyrës.

Për dy vite me radhë, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre, zëri ynë nuk u dëgjua për të mbrojtur dhe denoncuar paudhësit dhe padrejtësitë në kurriz të qytetarëve. As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më as në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morën vendimet. Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat