Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi thyhen heshtjen: S’kemi lidhje me krimin, ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Shqipëria

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi thyhen heshtjen: S’kemi lidhje me krimin, ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:53
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi thyhen heshtjen: S’kemi lidhje me krimin, ia kemi lënë në dorë drejtësisë

Familja Reçi e dyshuar nga policia si e përfshirë në vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.

Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë deklaruar edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.

Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat