Kapet me armë zjarri në makinë dhe municion luftarak, arrestohet 20 vjeçari nga Kosova

Shqipëria

Kapet me armë zjarri në makinë dhe municion luftarak, arrestohet 20 vjeçari nga Kosova

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Një 20 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”.

Lis Bekaj u kap në flagrancë në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” pasi një mjetin tip BMW që drejonte iu gjetën dy armë zjarri pistoleta, me krehër e municion luftarak.

Sipas policisë, ai i kishte sjellë në Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat