Sot jepet masa e sigurisë për Jamarbër Malltezin, ja çfarë pritet

Shqipëria

Sot jepet masa e sigurisë për Jamarbër Malltezin, ja çfarë pritet

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:11
Jamarbër Malltezi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi pritet të dalë ditën e sotme para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth mesditës, në orën 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, ndaj të cilit është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamabër Malltezi u arrestua në Rinas, pasi akuzohet për aferën e privatizimit të Partizanit.

Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat