Ardi Veliu jep dorëheqjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Shqipëria

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:15
Ardi Veliu

Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lajmin e konfirmoi personalisht vetë për Euronews Albania, Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti.

Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat