Rama dhe Veliaj: Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Shqipëria

Rama dhe Veliaj: Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi së shpejti që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar për hapjen e një shkolle për biçikletat pranë Arenës Kombëtare.

“Mirëmëngjes dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë korsish biçikletash duke sjellë dhe rritjen e përdorimit të dyrrotakëve nga ana e qytetarëve si alternativë transporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat