Berisha nën hetim/ Flet për herë të parë Gazment Bardhi: Mbështes barazinë para ligjit

Shqipëria

Berisha nën hetim/ Flet për herë të parë Gazment Bardhi: Mbështes barazinë para ligjit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:42
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë pasi GJKKO i caktoi ish kryeministrit Sali Berisha, masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, lidhur me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani”.

Në një konferencë për mediat nga Kuvendi, Bardhi u shpreh se mbështet barazinë para ligjit.

Edhe pse për të, masa e kufizimit të lëvizjes për Berishën përbën shkelje të kushtetutës, Bardhi nënvizoi se do të votojë në favor të çdo kërkese, që do të vijë në Kuvend, pasi sipas tij, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin

“Kjo për faktin se jo thjesht drejtësia, por drejtësia e panidkuar nga politika, është kusht themelor për luftën e vërtetë kundër korrupsionit. Personalisht, mbështes pa asnjë rezervëbarazinë e cilitdo para ligjit. Në një vend pdemokratik, duhet të ketë zero imunitet parlamentar për deputetët e Kuvendit, por Kushtetuta ka disa garanci shtesë. Kur ndaj një deputeti caktohet një masë sigurimi, prokurori është i detyruar të marrë autorizimin nga Kuvendi. Dje jam njohur me vendimin e GJKKO, që cakton dy masa sigurimi ndajzotit Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij  të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së zotit Berisha pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese.

Imuniteti parlamentar është më së pari garanci e deputetëve të opzoitës, edhe ps eopozita aktuale, nuk pret asnjë mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga drejtësia. Personalisht, do të votoj në favor të çdo kërkese, që do të vijë në Kuvend, si shenjë e besimit tim, se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin “, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat