Berisha: Atyre që nisen procesin, gjyqin do t’ua bëjmë neper rruge e sheshe

Shqipëria

Berisha: Atyre që nisen procesin, gjyqin do t’ua bëjmë neper rruge e sheshe

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 19:34
Ish-kryeministri Sali  Berisha

Ish-kryeministri Sali  Berisha, tha se ndaj atyre që nisën “procesin e shekullit”, duke iu referuar masës së marrë kundër tij, pa miratimin e parlamentit, “do ua bëjnë gjyqin nëpër rrugë e sheshe”.

Gjatë një konference për media nga selia blu, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.

“Për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij, ndaj dhe “skapi” dhe gjykata popullore e partisë vendos sankisone të cilat kushtetuta nuk i lejon pa marrë miratimin e parlamentit.

Ju garantoj se ata që nisën procesin e shekullit do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do ua bëjmë në të gjitha rrugët e sheshet e Shqipërisë. Në atë gjyq ata do të dalin të mundur sikurse janë”,-tha ish-kryeministri Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat