Rikonstruktohet biblioteka e Lushnjës, Rama: 83 mijë libra për të rinjtë

Shqipëria

Rikonstruktohet biblioteka e Lushnjës, Rama: 83 mijë libra për të rinjtë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 12:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Biblioteka e Lushnjës është transformuar dhe tashmë të gjithë të rinjtë e këtij rrethi do të kenë akses në plot 83 mijë libra për të zgjeruar dijet e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga ky investim, ku tregoi ndryshimin e ambienteve të kësaj biblioteke, që do të shërbejë për të gjitha moshat, jo vetëm për zgjerimin e dijeve por dhe për të kaluar kohë cilësore në këto mjedise moderne e dinjitoze.

Biblioteka e Lushnjës i hapi dyert e saj para disa ditëve ku priti dhe lexuesit e parë. Ajo është një nga më të pasurat me libra, ndërsa autoritetet vendore kanë si qëllim që të rikthejnë të gjithë të rinjtë tek libri.

Të gjithë nxënësit e këtij qyteti, duke shfrytëzuar teknologjinë, përmes “Klubi i Librit” do të kenë akses edhe nga shkollat e tyre tek librat e bibliotekës. Ndërkohë rikonstruksioni u bë fal financimit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Mbështetjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat