Tensionet e së enjtes, ja e-mail që përjashtonte 23 deputetët e opozitës nga seanca e sotme, por vendimi i dytë e rrëzoi

Shqipëria

Tensionet e së enjtes, ja e-mail që përjashtonte 23 deputetët e opozitës nga seanca e sotme, por vendimi i dytë e rrëzoi

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:05
Kuvendi

Pas situatës së tensionuar në seancën plenare të datës 19 tetor 2023, Komisioni i Etikës përjashtoi nga punimet e Kuvendit për 10 ditë 23 deputetë të opozitës.

Përmes një e-mail zyrtar deputetët e opozitës njoftoheshin se ata nuk do të ishin prezentë në seancën që u shty për sot, 30 tetor 2023.

Por ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, në një shkresë zyrtare drejtuar Gardës, ka njoftuar se për 23 deputetët që u përjashtuan më 19 tetor, nuk do të ketë asnjë pengesë.

Image
Vendimi

Por, se do të lejohen të marrin pjesë në seancën e sotme, normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat