Deputetët e PD s’lejuan hyrjen nëpër salla, mazhoranca merr vendimin e papritur

Shqipëria

Deputetët e PD s’lejuan hyrjen nëpër salla, mazhoranca merr vendimin e papritur

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes

Teksa deputetët demokratë po pengojnë zhvillimin e aktiviteteve parlamentare, mësohet se është shtyrë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Ishte parashikuar që Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të niste në orën 10:00, ku do të bëhej prezantimi i projektligjit për buxhetin 2024, nga ministri i Ekonomisë, Ervin Mete.

Por deputetët demokratë nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes, dhe shkak për këtë siç thuhet është bërë përjashtimi i deputetëve dhe mos përmbushja e  kërkesave të tyre.

Fillimisht deputetët bllokuan sallën e konferencës së kryetarëve dhe nuk lejuan të zhvillohet mbledhja.

Më pas PS ka tentuar që të zhvillojë mbledhjen në salla të tjera, por PD nuk i ka lejuar.

Mbledhja është shtyrë për në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat