Shkelën rregullat e qarkullimit në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tetë nën hetim! Pezullohen tre leje drejtimi

Shqipëria

Shkelën rregullat e qarkullimit në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tetë nën hetim! Pezullohen tre leje drejtimi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Brenda një muaji në qytetin e Gjirokastrës është arrestuar një person i cili u kap në gjendje të dehur gjatë drejtimit të mjetit dhe tetë të tjerë nën hetim që drejtonin mjetet, pa leje drejtimi.

Janë pezulluar tre leje drejtimi për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Janë ndëshkuar 765 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 576 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara.

Gjithashtu janë ndëshkuar 253 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe shtatë drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat