"S'mund të imponohet vendosja e flamurit grek"/ Deklarata e gazetarit: Ja pse duhej betimi i Belerit

Shqipëria

"S'mund të imponohet vendosja e flamurit grek"/ Deklarata e gazetarit: Ja pse duhej betimi i Belerit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:53
Erald Kapri

Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri foli në “Top Story” për Himarën, por në veçanti u ndal në tri bashki minoritare.

Sipas tij Pusteci, Dropulli dhe Finiqi, janë bashkitë minoritare dygjuhë folëse që kanë një histori të veçantë.

Kapri deklaroi se në këto vende nuk mund të imponohet vendosja e flamurit grek, ndërkohë tregoi edhe për rëndësinë e betimit të Fredi Belerit.

“Kemi tre bashki minoritare, Pustecin, Dropullin dhe Finiqin. Çfarë do të bëjmë atëhere?! Sigurisht që Himara në vetvete është një problem midis shtetit shqiptar dhe grek, pra kërkon të na imponohet dhe sigurisht për ta përdorur më vonë.

Problemi është që Himara në vetvete tregon të gjithë pamundësinë e shtetit tonë në raportet me shtetin grek sepse historikisht ato tre fshatra greqishtfolëse në Himarë që kanë një histori fantastike të dygjuhësisë, të greqishtes dhe shqipes. Nuk mund t’i imponojmë një krahine të tëre, që ka një kontribut shumë të madh në ndërtimin e kombit shqiptar, që ne ta bëjmë një bashki deri në krahinë mironitare, nuk mund të shkojë kjo është përtej limiteve.

Për historinë e veçantë të tre fshatrave nuk mund ta imponojmë e të vendosim flamurin grek nga Llogaraja e deri në kufirin Qafë Botë. Kjo është një fyerje e madhe për të gjithë ne. Unë mendoj që çështja në vetvete do të sjellë implikime më vonë. Pushteti lokal i Bashkisë së Himarës ka një rëndësi themelore për këtë çështje, ndaj edhe presioni i madh për lirimin e zotit Beleri për të bërë të minimalisht betimin”, tha Erald Kapri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat