Berisha flet nga foltorja e Kuvendit: Këto që po i ndodhin opozitës nuk kanë ndodhur as në fundin e diktaturës

Shqipëria

Berisha flet nga foltorja e Kuvendit: Këto që po i ndodhin opozitës nuk kanë ndodhur as në fundin e diktaturës

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Sali Berisha

Nga Foltorja e Kuvendit të mbushur me karrige, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet.

Berisha tha se komisionet hetimore nuk lejohen për shkak të zbulojnë vjedhjet e mazhorancës.

Berisha: Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.

Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat