Moti i keq, disa fshatra pa energji elektrike në juglindje të vendit

Shqipëria

Moti i keq, disa fshatra pa energji elektrike në juglindje të vendit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Në juglindje situata vazhdon të jetë e rëndë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Problemet më të shumta janë në zonat malore dhe në disa fshatra të fushës Maliq.

Burime zyrtare bëjnë me dije se pa energji nga dje janë: fshatra të njësive Çlirim në Ersekë, si dhe Dardhas, Çerravë dhe pjesërisht në Velçan në Pogradec.

13 fshatra të njësisë Gorë në Maliq janë po ashtu pa energji, si dhe fshatra të njësive Vreshtas dhe Moglicë.

Pa energji nga dita e djeshme është edhe Panariti, i cili ështi izoluar nga rrëshqitja e dherave pranë tij. Stakime të kontrolluara për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur në fshatra të fushës Devoll dhe fshatra të Korçës.

Zyrtarisht nga ana e OSHEE njoftohet se 16 grupe pune janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë.

Nga ana tjetër ndërmarrja e shërbimeve në bashkinë Korçë po punon për të hapur rrugën e fshatit Panarit.

E vështirë paraqitet situata në fshatra të thellë malorë të njësive Dardhas e Velçan në Pogradec ku rrugët janë bërë të pakalueshme si pasojë e reshjeve.

Situatë jo e mirë paraqitet dhe në Kolonjë, pasi disa përrenj kanë dalë duke përmbytur disa toka, duke dëmtuar dhe zahiretë e fermerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat