“Të vërtetat e hidhura të buxhetit të 2024“, Teliti akuza qeverisë: Po tenton të fshehë dhe të vazhdojë mashtrimet

Shqipëria

“Të vërtetat e hidhura të buxhetit të 2024“, Teliti akuza qeverisë: Po tenton të fshehë dhe të vazhdojë mashtrimet

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Dorian Teliti

Nën kryetari i këshillit bashkiak Tiranë për PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat është shprehur se mazhoranca po bën çmos që t’i mbyllë çdo hapësirë kushtetuese opozitës për të ngritur komisionët hetimore.

Kjo sipas tij pasi qeveria dhe deputetët e saj kanë frikë nga disa të vërteta.

“Të gjithë ishim dëshmitarë të mbledhjeve shtruar këmbëkryq mbi bakllava, duke folur për buxhetin e vitit 2024 sikur ato të ishin llokma për t’u ndarë sipas oreksit dhe intëresave përsonale.

Mos vallë qeveria dhe deputetët e saj kanë frikë nga disa të vërteta?

Le t’i marrim një nga një faktet kokëforta të bakllavase buxhetore të ofruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

A është ky buxheti i sipërmarrjes? Jo, nuk është, pasi nuk ka asnjë politikë lehtësuese për të bërë biznes në vëndin tonë. Për më tëpër shumë prej tyre do përballen me rritjen e akcizave dhe kostove që ajo pasjell.

A është ky buxheti i profesionistëve të lirë? Jo, nuk është, përkundrazi, ndonëse me shumë mund e djersë kanë ngritur sipërmarrjen e tyre, vitin e ardhshëm profesionistët e lire do të tatohen dhe do paguajnë 28 milionë euro shtesë nga xhepat e tyre.

A është ky buxheti i shëndetësisë dhe i arsimit? Jo nuk është, shëndetësia do marrë vetëm 2.8% të PPP-së, dhe arsim vetëm 2.3% të PBB-së. Besoj i mbani mend premtimet e harruara të financimit 5% të ketyre sektorëve të rëndësishëm.

A është ky buxheti i bujqësisë dhe fermerit? Jo nuk është, qeveria nuk heq dorë nga skema e diferencimit të TVSH-së në hyrje-dalje dhe vazhdon të japë subvencionë disa herë më të ulta sesa nëvojat e sektorit, duke vazhduar të qenurit të fundit në rajon edhe për vitin e ardhshëm, me të paktën 2 herë më pak subvencionë krahasuar me vendin e parafundit të renditur në rajon.

A është ky buxheti i pensionistëve? Jo nuk është. Ndonëse çmimet e shportës së konsumit vazhdojnë të rritën me ritme të larta, pensionet në rastin më të mirë thjesht do të indeksohen, detyrim ligjor ky i 20 vitëve të fundit. Rritje reale të pensionëve fatkeqësisht nuk do të ketë.

A është ky buxheti i familjeve në nevojë? Jo nuk është, pasi asnje qindarke me shume sdo marri keto familje, ndonëse edhe ajo lemoshë qe ata marrin nga buxheti do gerryhet akoma edhe me shume nga inflacioni i muajve në vijim. Ndonje paketë sociale mbështëtëse as qe bëhet fjalë të ndërmerret nga qeveria.

A është ky buxheti i ish të përndjekurve politike? Jo nuk është, ata mbetën të harruar dhe shifrat tregojnë qe me keto ritme do duhen të paktën 3 dekada të tjera për të shlyer detyrimin financiar ndaj ish të përndjekurve dhe trashegimtareve të tyre.

A është ky buxheti qe mbështët pushtëtin vendor? Jo nuk është, pasi transferta e pakushtëzuar, aq jetike për pjesen derrmuese të bashkive të vendit, është në minimumin e detyrimit ligjor, atë të 1% të PBB-se.

Po i kujt është ky buxhet?

A mos ndoshta është buxheti i bixhozit? Po është, ndryshe nga çfarë thoshtë Edi Rama 5 vitë me pare, qe bixhozi është haram, qeveria parashikon të ligjërojë përsëri bixhozin dhe të marrë 18.7 milionë euro taksim nga ky biznes haram.

A mos ndoshta është buxheti qe do të paguajë dhjetëra milionë euro vendime të gjykatave ndërkombëtare, detyrime që kanë ardhur si pasoje e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes në vendin tonë? Po, janë të paktën 195 milionë euro, dhe jo vetëm, të cilat do duhet të paguhen nga leket tona për zbatimin e vendimeve të gjykatave nderkombetare.

A mos ndoshta është buxheti i PPP-ve klientelistë dhe korruptivë? Po është, plot 134 milionë euro për 10 kontratat PPP do jepen gjatë vitit të ardhshëm. Keto 10 kontrata PPP do marrin tre here më shumë fonde sec marrin 64 mije famijle me ndihme ekonomike gjatë gjithe 2024.

Këto të dashur qytëtarë janë të vërtetat e hidhura të buxhetit të vitit të ardhshëm, ndaj qeveria bën çmos me propagandën e saj që t’i fshehë e të vazhdojë t’ju mashtrojë për të 11 vit rradhazi.

Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk i jep përgjigje sfidave madhore të vendit tonë, nuk mbështët sektoret e ekonomise reale, nuk mbështët arsimin, shendetësinë, bujqesinë apo edhe turizmin. Nuk mbështët politikat për rritjen e popullsise, uljes se emigracionit qe dita ditës po gërryen shoqërinë dhe fuqizimit të rinisë shqiptare.

Ky projektbuxhet mbështët si përhere vetëm disa miq e shokë të lidhur ngushtësisht interesat me qeveritaret, ndërkohë që vazhdon të braktisë nevojtarët dhe godet me rritje taksash sipërmarrjen vendase”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat