110 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Rumani, në Korçë çelet një ekspozitë

Shqipëria

110 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Rumani, në Korçë çelet një ekspozitë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë kanë shënuar 110 vjetorin e tyre.

Ky përvjetor është kremtuar përmes një aktiviteti të mbajtur në qytetin e Korçës në të cilin ishte i pranishëm ambasadori rumun në Shqipëri Oktavian Sherban, nga ku shprehu vlerësimin mbi marrëdhëniet midis dy kombeve duke i cilësuar si të shkëlqyera.

Kjo ekspozitë, sipas kuratorit Nikolae Pepene, sjell zhvillimet e vitit ’89 në Rumani në një kohë tranzicioni, parë kjo në këndvështrimin e piktorëve të ndryshëm

Vlerësime për kontributin e ndërsjellë të dy popujve respektivë, në historinë shekullore të bashkëpunimit e kanë shprehur më pas të ftuar në këtë aktivitet, mes tyre dhe konsulli i nderit në Korçë Elvis Toçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat