Bilanci i policisë gjatë muajit tetor/ 587 të arrestuar, sekuestrohen kanabis, armë e municion luftarak

Shqipëria

Bilanci i policisë gjatë muajit tetor/ 587 të arrestuar, sekuestrohen kanabis, armë e municion luftarak

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka bërë publik bilancit gjatë muajit tetor. Shërbimet e policisë, arrestuan 587 shtetas, 56 nga të cilët në kërkim kombëtar dhe 11 në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i operacioneve dhe i punës së përditshme të Policisë, janë sekuestruar 557 kilogramë kanabis, doza kokanine dhe kanabisi, pajisje elektrike për kultivim të bimëve narkotike, 27 armë zjarri, 9 armë gjahu, municion luftarak, armë sportive, armë të ftohta, sende të tjera të kundërligjshme, dhjetëra automjete dhe celularë, mallra të kontrabanduara me vlerë gati 150 000 euro, rreth 15 000 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale dhe rreth 230 000 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu, është vendosur sekuestro preventive mbi 16 objekte të ndërtuara pa leje, në Ksamil, dhe mbi pasuri të ndryshme në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, me vlerë totale mbi 3 milionë euro.

Ndërkaq, 27 armë zjarri, 9 armë gjahu, municion luftarak, armë sportive, dhjetëra armë të ftohta të llojeve të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, u sekuestruan si rezultat i 8 operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve.

Gjithashtu, janë vënë në pranga 233 drejtues mjetesh, nga të cilët 138 për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur, dhe 95 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat