Përpunuesit paralajmërojnë: Çmimi i vajit të ullirit do të rritet

Shqipëria

Përpunuesit paralajmërojnë: Çmimi i vajit të ullirit do të rritet

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit këtë vit po përballen me  ulje të sasisë së ullinjve që po përpunohen në krahasim me vitin e kaluar.

Në Berat, që është dhe qarku me prodhimin më të lartë të vajit të ullirit, parashikohet që kjo situatë të çojë në rritje të çmimit të vajit të ullirit që do të dalë në treg këtë sezon.

“Prodhimi i pakët i ullirit edhe në fabrikën tonë është ndjerë, kjo dihet sepse prurjen dhe sasia është shumë e vogël. Besojmë, ne jemi ende herët se kemi vetëm 15 ditë që jemi hapur dhe ulliri vajs, që ne e quajmë, nuk është se ka filluar akoma, por nuk besoj se do ketë mungesë të vajit për tregun e brendshëm, por do të ketë një çmim goxha të lartë në krahasim me vitin që kaloi”, thotë Xhentila Dellani, përpunuese e vajit të ullirit.

Sipas përpunueses, ky vit plotëson kërkesat e tregut për konsum të brendshëm, edhe pse me një çmim më të lartë, ndërsa parashikohet që eksporti të jetë në sasi të vogla në krahasim me vitin e shkuar.

Prodhimi i pakët i ullinjve këtë vit është një fenomen që ka prekur të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat