Shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat, dhunoi barbarisht vogëlushen 3-vjeçare

Shqipëria

Shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat, dhunoi barbarisht vogëlushen 3-vjeçare

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Këtë të martë ka reaguar Ministria e Arsimit dhe e Sportit që thotë se kopshti në fjalë vepronte në kushtet e paligjshmërisë, pasi ishte pa licencë. Për këtë, arsye, MAS thotë se ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat