BE-ja i kërkon Italisë më shumë informata mbi marrëveshjen me Shqipërinë

Shqipëria

BE-ja i kërkon Italisë më shumë informata mbi marrëveshjen me Shqipërinë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:08
Foto nga takimi

BE-ja mori “praktikisht zero njoftim” për marrëveshjen e kryeministres italiane, Giorgia Melonit për të dërguar mijëra emigrantë në Shqipëri.

Një zëdhënës zyrtar tha se ishte “informuar”, por nuk pranoi të tregonte se kur i ishte thënë për planin e diskutueshëm që kryeministrja italian zbuloi dje.

Zëdhënësi tha: “Ne kemi kërkuar informacion të detajuar. Ne duhet të shohim detajet e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që të mund të flasim për këto vlerësime dhe implikime”, raporton The Guardian.

Tashmë po tërhiqen paralele midis marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, diçka për të cilën komisionerja përgjegjëse për migracionin, Ylva Johansson, ishte kritike në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat