Projektligji 2024/ Më shumë fonde për arsimin: Rritje pagash për 30 mijë mësues

Shqipëria

Projektligji 2024/ Më shumë fonde për arsimin: Rritje pagash për 30 mijë mësues

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:34
Ogerta Manastirliu

Me buxhetin e vitit 2024, që parashikon 52 miliard e 223 milion lekë për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të ketë një rritje të pagave për 30 mijë mësues,

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu që prezantoi sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024” për arsimin dhe sportin, tha se ka një rritje fondesh prej 10.7 për qind për arsimin, krahasuar me fondin e caktuar në buxhetin fillestar të vitit 2023.

“Ky është buxheti më i lartë historik për arsimin, i cili mbështet politikën e rritjes së pagave për mësuesit, rritjen e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe atë digjitale në shkolla, zgjeron financimin për programet e arsimit të lartë, programet e ndërkombëtarizimit dhe kërkimit shkencor dhe siguron mbështetjen e studentëve. Buxheti 2024 do të mbështesë sportin duke investuar në disiplinat sportive në shkolla, programet e masivizimit të sportit dhe sportit elitar”, tha Ministrja Manastirliu.

Sipas ministres, me buxhetin e ri, librat e shkollës do të jepen falas për 231 mijë nxënësit nga klasa e parë në të nëntën si dhe për rreth 18 mijë nxënës nga shtresat sociale në nevojë që ndjekin arsimin e mesëm të lartë.

Buxheti 2024 do të sigurojë transportin falas gjatë vitit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Buxheti 2024 do të mbështesë rreth 3,600 nxënës të arsimit parauniversitar nga shtresat sociale në nevojë.

Manastirliu tha se brenda ciklit të 2023-2024, do të përmbyllen investimet në 30 shkolla të reja.

“Me buxhetin 2024 sigurohet mbështetje financiare për mbi 50 mijë studentë në arsimin e lartë, me bursa dhe reduktim të plotë apo të pjesshëm të tarifave. Financimi i bursa të studentëve ekselente dhe bursa për studentët që ndjekin programet prioritare në universitete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat