Qyno: Nëse SPAK konstaton mosrakordim mes të ardhurave dhe shpenzimeve, do ndryshojnë akuzat ndaj Sulit dhe Goros

Shqipëria

Qyno: Nëse SPAK konstaton mosrakordim mes të ardhurave dhe shpenzimeve, do ndryshojnë akuzat ndaj Sulit dhe Goros

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:48
Elton Qyno

Në Prokurorinë e Posaçme po vlojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe të vegjël, ku një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të lartë, apo edhe biznesmenë po thirren çdo për të dhënë dëshmitë e tyre në SPAK.

Për të mësuar më shumë lidhur me hetimet e disa prej këtyre dosjeve gazetari Elton Qyno, në një studion e lajmeve në “Ora Neës” u shpreh se me ardhjen në krye të SPAK-ut të Altin Dumanit situata me hetimet e zyrtarëve të lartë ka ndryshuar krejtësisht.

Ndërsa lidhur me hetimin pasuror të nisur sot nga Prokuroria e Posaçme ndaj dy kryebashkiakëve të Himarës dhe Kamzës, Jorgo Goro dhe Rakip Suli, Qyno theksoi se kjo është një procedurë rutinë, që në rast se konstatohet mos rakordimi i të ardhurave me shpenzimet, atëherë mund të ketë dhe ndryshim të akuzave ndaj tyre.

“Ne nuk kemi ende asnjë akuzë zyrtare nga ana e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, apo edhe atij në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK ka një praktikë që kushdo zyrtar, apo person, që vihet në procedim në atë prokurori paralelisht me procedimin penal për veprën që dyshohet se mund të ketë kryer: mund të ketë krye trafik droge, mund të ketë kryer shpërdorim detyre, korrupsion, apo çfarëdolloj vepre penale që dyshohet se mund të ketë kryer, në çdo rast nis dhe hetimi pasuror.

Edhe në këtë rast është proceduar me të njëjtin format. Kryebashkiakët dyshohet se kanë kryer shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash siç është në rastin e Jorgo Goros; dhe në anë tjetër siç shpërdorim detyre, korrupsionit pasi apo dhe pabarazisë në tendera në rastin e Rakip Sulit. Hetimet po kryehen për veprën dhe njëkohësisht po kryehen hetim edhe për pasuritë e tyre.

Në rastin Sulit po zhvillohet verifikimi i automjeteve, aseteve bankare, dhe të gjithë burimit financiar të këtij individi por dhe të anëtarëve të tjerë të familjes, të cilat nëse nuk përputhen me të ardhurat dhe shpenzimet, padyshim që do të lindin të tjera akuza nga ana e SPAK-ut.

Ky nuk është rasti i parë, pasi kështu është bërë në rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, apo si dhe ai që po bëhet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu kemi mjaft raste të tjera edhe të eksponentëve të krimit të organizuar”, u shpreh gazetari Elton Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat