Kush është viktima i aksidentit në Kavajë, e plagosura ish-gruaja e ish-kryebashkiakut

Shqipëria

Kush është viktima i aksidentit në Kavajë, e plagosura ish-gruaja e ish-kryebashkiakut

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë.

Mësohet viktimë ka mbetur shtetasi Fatmir Duda, 47 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me një çiklomotor në momentin kur është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Burime bëjnë me dije se drejtuasja e automjetit që shkaktoi aksidentin fatal ka qenë shtetasj Iris Guma, e cila është ish-gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.

Edhe ajo ka mbetur e plagosur nga aksidenti dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat