Kamp emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër, Alfred Lela: Protagonizëm, deri në delir nga kryeministri për vëmendje ndërkombëtare

Shqipëria

Kamp emigrantësh në Shëngjin dhe Gjadër, Alfred Lela: Protagonizëm, deri në delir nga kryeministri për vëmendje ndërkombëtare

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 00:54
Alfred Lela

Gazetari Afred Lela deklaroi se marrëveshja me Italinë nuk është për Shqipërinë dhe shqiptarët.

I ftuar në “Open”, Lela tha se Rama po tenton që të nxjerrë në pah një protagonizëm të ‘sëmurë’ për vëmendje ndërkombëtare.

“Duket se marrëveshja nuk e ka kërkund shqiptarin dhe Shqipërinë, pasi duket se kryeministri ka shqetësime globale dhe rajonale. Unë e di se ai është kryeministri i Shqipërisë. Ky është rrafshi më i dëmshëm. Do të shpëtojmë afrikanët se janë në luftë, por nuk më duket se është shqetësimi i shqiptarëve.

Këto justifikimet më duken mënyra se si fshihet një motiv. Ka të bëjë me protagonizmin deri në delir dhe të sëmurë të kryeministrit për vëmendje ndërkombëtare.”, tha Lela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat