Dhuna në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

Shqipëria

Dhuna në Kuvend, pezullohen nga detyra 4 punonjës të Gardës

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:47
Kuvendi i Shqipërisë

4 punonjës të Gardës janë pezulluar për dhunën në kuvend që ndodhi disa ditë më parë në Kuvend mes deputetëve.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se punonjësit nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë.

Në seancën e së enjtes, deputeti Saimir Korreshi ndezi disa tymuese, që shkaktuan mjegull në sallë. Nga pamjet filmike shihet se tymueset deputeti demokrat i nxjerr nga çantat e deputeteve Lindita Metaliaj dhe Elda Hotit.

Të tre deputetët u përjashtuan nga sekretariati i etikës për dhjetë ditë për këto incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat