Tjetër aksident i rëndë/ Dy makina përplasen në Peshkopi, plagosen 4 persona

Shqipëria

Tjetër aksident i rëndë/ Dy makina përplasen në Peshkopi, plagosen 4 persona

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar.

Sipas policisë, mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMW-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat