Tentoi të godasë me thikë të afërmen, arrestohet agresori në Devoll

Shqipëria

Tentoi të godasë me thikë të afërmen, arrestohet agresori në Devoll

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Ponçarë të Devollit.

Një person ka goditur me grushte bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke i shkaktuar plagë në pjesën e fytyrës.

Po ashtu, ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta gjuajë në trup. E lënduara u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat