Askush s’guxon t’ia përmendë emrin, Artan Hoxha: Kush është bosi më i madh i kokainës, lëvizi 32 ton në verë

Shqipëria

Askush s’guxon t’ia përmendë emrin, Artan Hoxha: Kush është bosi më i madh i kokainës, lëvizi 32 ton në verë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se Dritan Rexhepi i cili u arrestua dy ditë më parë në Turqi, është shqiptari më i kërkuar i botës së narkotrafikut në rang global.

Mirëpo sipas Hoxhës, Rexhepi është bosi i narkotrafikut i identifikuar në nivel global, pasi ka të tjerë shqiptarë që janë më të fuqishëm dhe transportojnë më shumë kokainë, por veprojnë në fshehtësi.

Gazetari shton se koka më e madhe e krimit në Shqipëri është ai që nuk i përmendim emrin.

Më i madhi bos i krimit në Shqipëri është ai që nuk i përmendim emrin. Ai vazhdon të punojë në fshehtësi, në ato nivele që të ruan fshehtësia. Kur t’i fillon të ekspozohesh, jo vetëm të ka filluar rënia, por ka filluar edhe të të ngushtohet laku. Bosi i narkotrafikut i identifikuar në nivel global padiskutim ngelet Gramoz Rexhepi. Por bosi i trafikut shqiptar në nivelin më të lartë të ardhurave që ka përfituar në sasinë e kokainës që ka trafikuar në Bashkim Europian, pra ka të tjerë. Ka të tjerë bosë që vazhdojnë të jenë në aktivitet. Para dy muajsh isha në Prokurorinë Federale në Belgjikë dhe ata kërkonin një shqiptar që kishte lëvizur në muajin qershor të këtij viti 3 ngarkesa, në total ishin 32 ton. Një nga ngarkesat ishte kapur, dy të tjerat i kishte marrë. Mua më duket e pabesueshme që shqiptarët kanë arritur në këto nivele“, është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat