“300 dollarë për një vrasje”/ Nuk do ta besoni, por në këtë shtet jeta vlen shumë pak

Shqipëria

“300 dollarë për një vrasje”/ Nuk do ta besoni, por në këtë shtet jeta vlen shumë pak

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Gazetari Eni Ferhat tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga informacionet që ka polica  në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë.

Ai tregoi se shqiptarët e zhvendosur atje kanë krijuar familje dhe rrjetin e tyre dhe çdo shqiptar që tenton të bëhet pjesë e rrjetit ekzekutohet.

“Në portin e Durrësit çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine cilësohet me risk të lartë dhe kontrollohet. Nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë, gjen nga Elbasani, Dibra që janë rezidentë atje.

Janë zhvendosur atje, kanë krijuar familje kryesisht me gra vendase. Niveli i jetesës atje është shumë i ulët dhe një vrasje me pagesë kushton 300-500 dollarë”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat