Mbetja kockore afër xhamisë së Xarrës, dyshohet se mund t’i përkasë një prej të zhdukurve në Sarandë

Shqipëria

Mbetja kockore afër xhamisë së Xarrës, dyshohet se mund t’i përkasë një prej të zhdukurve në Sarandë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:39
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhorit

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Xarrë, ku u gjet një kokë e groposur.

Nga hetimet paraprake, ka dyshime se mbetja njerëzore mund të jetë e një prej personave të zhdukur në prill të këtij viti, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhorit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se koka është gjetur afër xhamisë, tek varrezat monumentale të çameve.

Prej mbrëmjes së djeshme në Sarandë kanë mbërritur dhe familjaret e Fatmir Sulovarit.

Policia ka rrethuar zonën ne perimetër të gjerë dhe po vijon kërkimet, ndërkohë që në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat