Kreshnik Spahiu: Ja lajmi tronditës që pritet të marrë Sali Berisha javën tjetër

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Ja lajmi tronditës që pritet të marrë Sali Berisha javën tjetër

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:41
Kreshnik Spahiu

Pas Strukturë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) fshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po luajnë “fijet” në prapaskenë për arrestime “VIP” në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga juristi i njohur, Kreshnik Spahiu, i cili ka rrëzuar zërat se prokurorët specialë marrin urdhra nga kryeministri Edi Rama, referuar vënies nën hetim nga SPAK të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatën një interviste, juristi kreshnik Spahiu theksoi ndër të tjera se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson që një ish-kryeministër të shkojë në burg, qoftë ky edhe Sali Berisha.

-Zoti Spahiu, javën e ardhme Berisha duhet të paraqitet në SPAK, nëse ai nuk paraqitet si procedohet në të tilla raste?

Ligji dhe Kushtetuta janë të detyrueshme për të qenë pjesë e një shoqërie dhe qytetar i një shteti. Legjislacion i dhe ligji themeltar janë disa libra që askush nuk mund t’i shmanget, nga mosnjohja e librit asnjë nuk mund të shmanget akuzave penale duke thënë unë nuk njoh Kushtetutën. Berisha, Meta dhe Rama dhe çdo qeveritar, para se të jenë pushtetar janë qenie dhe janë të barabartë  para të gjithë shqiptarëve. Unë do pranoja  se çdo kush ka strategjinë e tij për t’u mbrojtur, Berisha mund të zgjidhte edhe heshtjen, por heshtja është diçka tjetër dhe ushtrimi i presionit ndaj prokurorëve është diçka tjetër. Unë them se do të jetë në pikëpyetje autoriteti i organeve të akuzës, nëse autoriteti i drejtësisë do të bjerë dhe prokuroria nuk do bëjë atë që bënë me çdo qytetarë të thjeshtë. Atëherë nesër çdo person tjetër që do jetë nën akuzë do sillet si po sillet Berisha. Prokuroria duhet që të lexoj ligjet dhe ti respektojë, a do të ketë kurajë ta bëjë apo jo, kjo duhet parë.

-A mund të rrezikohet krijimi i një precedenti?

Kam frikë se po. Janë parë disa veprime që janë të pashpjegueshme. Prokuroria ka detyrim të njoftojë Parlamentin kur ka masë për kufizimin e lirisë dhe kur ka kontroll banese. Në asnjë rast tjetër që lidhet me marrjen në pyetje dhe komunikimin e  një akuze nuk ka pse merr autorizim.  Deri më sot Parlamenti nuk e ka njohur një precedentë të tillë që nuk arrijnë që t’i marrin një nënshkrim një deputeti. Prokuroria ka thyer një tabu, por gabimet procedurale mund të çojnë në dështim të themelit të çështjes penale. Më mirë të mos e fillosh  fare një çështje sesa ta nisësh dhe të dëmtosh. Unë uroj që kjo të mos ndodh. Nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të kemi një kërkesë nga prokuroria për ti ndryshuar masën e sigurisë. Kur merret masa e arrestit shtëpiak duhet autorizim nga Parlamenti.

-Qëndrimi i kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje, si do ta vlerësoje ti?

Pas SPAK qëndron SHBA. Rama pa dyshim që është i pakënaqur nga SPAK-u, prokuroria speciale i ka marrë fytyrën partisë socialiste. Aq shumë e ka goditur qeverinë socialiste SPAK-u sa Rama është detyruara ta mbush me gra qeverinë dhe institucionet, sepse të gjithë burrat i kanë shkuar në burg, ose janë në kërkim. Në thelbin e vet ai hiqet sikur është njeriu që ndërtoi drejtësinë e re, por kjo drejtësi e re i ka marrë fytyrën Partisë Socialiste. E dyta, unë nuk mendoj se Rama ka ndonjë vullnet shumë pozitiv që të procedohet Ilir Meta me Sali Berishën, sepse gjatë 33 viteve njerëz të cilët kanë qëndruar në dhjetëra pozicione pushteti nuk e mirëpresin hapjen e precedentëve të procedimit të zyrtarëve të lartë. Sepse pa dyshim që  është e pamundur që në 25 vite të mos ketë gabuar, 1 apo 2 herë. Një arsye pse është marrë  masa “detyrim paraqitje”, është për të krijuar një precedentë për kryeministrat. Po ishte ministër ose kryetar bashkie ti shkon arrestohesh me burg. Në këtë kontekst unë mendoj se Rama si kryeministër nuk është se është shumë dashamirës, ai po fiton thellësisht ku nga 61 bashki fitoj 55 dhe nuk i konsideron kundërshtar politik ata të dy, pra Berishën dhe Metën.

-Si të është dukur qëndrimi i Kurtit ndaj  ndërkombëtarëve?

 Pas dy vitesh Albin Kurti është i mirëpritur në vendimmarrjen që ka në raport me projektin franko-gjerman dhe me asociacionin në veri të Kosovës. E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se nuk duhet të dëmtoheshin në asnjë moment partneriteti dhe marrëdhëniet me perëndimin. Çfarë ndodh? Erdhëm përsëri në pikën zero. Albini po kthehet aty ku e nisi. Tani pas dy vitesh zvarritje, vonese, kundërshtimesh, mosnënshkrimi, o pranon atë që propozoi Brukseli dhe Uashingtoni. Me vonesën e tij nuk bëri gjë tjetër veçse e futi Kosovën në sanksione dhe nuk do të hiqet nga sanksionet deri sa zyrtarisht Albinit ti besojnë se e hedh firmën dhe e pranon marrëveshjen.

Megjithatë më mirë vonë se kurrë dhe duhet përshëndetur, mua më vjen keq që ka akoma që e kritikojnë. Albini nuk ka fituar asgjë me presion e tij, por ka forcuar Vuçiçin për të fituar zgjedhjet për tu mbretëruar  në pushtetin e tij tashmë shumë të tejzgjatur, një njeri i degraduar dhe i korruptuar, spiun që ha me të gjitha agjenturat. Ai është në pushtet për shkak të një përplasje  artificiale me Albin Kurtin. Në dhjetor presidenti serb do ta vendos përballë një kurthi të ri Kurtin, që janë zgjedhjet në Serbi dhe do kërkojë pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në Kosovë sepse ata kanë pasaporta serbe. Të shohim nëse Albini do të jetë ai i para dy viteve dhe do ti lejoj serbët të votojnë, apo nuk do të jetë ai dhe do ti lejoj. 

-Si ju është dukur panairi i librit këtë vit?

Nëse ka një traditë që duhet zhvilluar është panairi i librit. Duhet stimuluar publicistika në vend, sepse është një brez tani që është shkëputur nga libri. Po ashtu, duhet që edhe nëpërmjet sistemit arsimor ti imponohet dashuria për librin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat