Kallëzoi në SPAK Ilir Beqajn, flet Shabani: Dosja ishte varrosur, argumentat që çuam

Shqipëria

Kallëzoi në SPAK Ilir Beqajn, flet Shabani: Dosja ishte varrosur, argumentat që çuam

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 20:45
Endri Shabani

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar ditën e hënë seancën e marjes në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas caktimit ndaj tij të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe “Nalimit të kaimit jashtë vendit”.

Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit, ku kallëzimi është bërë në SPAK nga “Nisma Thurrje” në vitin 2019.

I ftuar në emisionin Review, kreu i “Thurrjes”, Endri Shabani zbuloi disa nga pikat e ngritura në padi.

Shabani tha se dosja ishte varrosur nga drejtësia e mëparshme, kur kontratat ishin më se të dukshme që ishin abuzive dhe klienteliste.

“Dosaj ishte varrosur. Kur ne shkuam në SPAK gazetarët thoshin pse e sollët se kjo është mbyllur njëherë. Drejtësia që kemi pas për 30 vjet nuk e kishte parë që këtu kishte abuzime, që këtu kishim shpërdorim të fondeve publike, të gjithë të tjerët e kishin parë.

Ne si aktivistë politikë flisnim, vetëm drejtësia nuk e kishte parë. Ishte bërë ashiqare, po të shihje kontratat.

Argumentata që ne sollëm, ishte pse duhej privatizuar shërbimi kur ne ende sterilizimin e bënim në spitale?! KLSH tregonte se fatura e energjisë së QSUT shkonte 35 mijë euro se bënte sterilizmin e privatit. Me mjetet e shtetit, me ujin e shtetit, me energjinë e shtetit ne ia çonim lekët privatit. E dyta pse pa konkurim publik dhe pse një kompani private që qepte çarçafë dhe jo një kompani e specializuar për këtë fushë.

Dhe e treta pse me një çmim kaq të lartë. Ne u mblodhëm një ekip, mjeku Koni, ekonmisti Pano Soko dhe bëm një përllogaritje se me 4 milionë euro mund ta bënte vetë shteti dhe jo t’i jepej privatit me çmim më të lartë se në gjermani.

E fundit ishte pozita e shtetit, pasi në kontratë  nëse shteti bënte më shumë operacione merrte gjobë, pasi rritej çmimi. Dhe nga 10 milionë euro shkoi 17 milionë euro vitin e parë”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat