Mesazhi i ministrit Balla para ndeshjes me Ishujt Faroe: Janë marrë masat për një festë të madhe dhe të bukur

Shqipëria

Mesazhi i ministrit Balla para ndeshjes me Ishujt Faroe: Janë marrë masat për një festë të madhe dhe të bukur

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:03
Taulant Balla

Kur na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja me Ishujt Faroe që do të luhet në “Air Albania”, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dalë me një mesazh për të gjithë qytetarët dhe sportdashësit, që të respektojnë ligjet e shtetit shqiptar.

Balla apelon që të mos përdoren flakadanë, mjete piroteknike apo të shkaktohen akte dhune, pasi këto janë vepra penale të dënueshme.

Sipas tij, organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një festë të madhe dhe të bukur.

“Të nderuar mbështetës të ekipit kombëtar që do të ndiqni nesër ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në Stadiumin Air Albania, apo në mjedise të tjera publike, ju lutem respektoni ligjet e RSH dhe rregullat e vendosura nga UEFA dhe nga Policia e Shtetit. Gjithashtu ripërsërisim thirrjen të hiqni dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike apo çdo akt tjetër i dënueshëm penalisht. Organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një festë të madhe dhe të bukur mbarëkombëtare”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat