Fshati Panarit gati për dimrin, banorët marrin masat: Është i ashpër, përgatisim bazën ushqimore

Shqipëria

Fshati Panarit gati për dimrin, banorët marrin masat: Është i ashpër, përgatisim bazën ushqimore

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Dëbora e parë në majë të Mashkullorës solli zyrtarisht sezonin e dimrit për banorët e fshatit Panarit një nga fshatrat më të thellë në juglindje të vendit të cilët janë bërë gati duke marrë të gjitha masat dimërore për një dimër të ashpër që e çon drejt izolimit këtë fshat.

Kthyer tashmë në një traditë edhe për shkak të kushteve të vështira atmosferike banorët e këtij fshati përgatisin zahiretë e dimrit muaj përpara. Vështirësitë që ata hasin gjatë muajve të dimrit i përkthejnë në përgatitje intensive që nga zahiretë, ushqimet e deri tek medikamentet mjekësore.

Në kushtet e një dimri që zgjat dhe që shoqërohet me temperatura të ulëta, mungesë të energjisë elektrike dhe ndihmës mjekësore banorëve u duhet një kohë e gjatë për të siguruar zahiretë, ilaçet por edhe bazën ushqimore për bagëtitë ndaj dhe përgatitjet fillojnë që prej muajve të verës.

Banorët edhe pse të përgatitur shpresojnë që këtë vit mos të izolohen dhe të ketë një dimër të butë megjithatë një zonë e thellë si Panariti apo terreni i vështirë malor ka treguar gjithmonë të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat