Fuoristrada e mbushur me drogë që vinte nga Shqipëria ndalohet në Igumenicë, pranga shoferit grek

Shqipëria

Fuoristrada e mbushur me drogë që vinte nga Shqipëria ndalohet në Igumenicë, pranga shoferit grek

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekuestrohet në Igumenicë një ngarkesë e madhe me drogë që vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas grek.

Mësohet se në një fuoristradë “Volvo” janë bllokuar rreth 75 kg marijuanë.

Mjeti është ndaluar rastësisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni dhe për shkak të dyshimeve, më pas është ushtruar kontroll përmes qenit “Lussy”.

Bëhet e ditur se droga ishte vendosur në një vend të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat