Dëmtohen varret në kishën e Shën Mëhillit, shirat ekspozojnë jashtë eshtrat

Shqipëria

Dëmtohen varret në kishën e Shën Mëhillit, shirat ekspozojnë jashtë eshtrat

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Prej kohësh varrezat që ndodhen në Kishën e Shën Mëhillit në lagjen Dukas të Patosit janë dëmtuar për shkaqe të erozionit, çka ka bërë që qivurët dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe. Një pamje mjaft e rënde kjo sidomos për banorët që kanë shtëpitë e tyre aty pranë dhe që kërkojnë sa më parë ndërhyrjen e institucioneve. Ata thonë se kjo problematikë zgjat prej kohësh ndërsa ende nuk ka marrë një zgjidhje.

“Kjo duket nuk fshihet kanë ardhur këtu kanë parë kanë thënë do ta rregullojnë. Po mirë është të bëhet se duken këto eshtrat këtu. Më mirë akoma ta rrethojnë me një mur”,-tha një banor i zonës.

 “Po është problem luajnë fëmijët me kocka këtu. Unë ardhës jam po në kohën e monizmit ka qenë qendër kulture. Pastaj më vonë u rrënua fare. Kjo të ishte bërë me kohë ju faleminderit juve që interesoheni”, u shpreh banori

Zgjatja në kohë e problemit lidhet edhe me faktin e kthimit të pronave tek institucionet fetare pasi kisha e Shën Mëhillit pas ndalimit të besimit në vitin 1967 kaloi në pronë shtet dhe prej atëherë u përdor për qëllime nga më të ndryshmet. Ajo ka shërbyer si qendër kulture por edhe si shtëpi për të pastrehët. Ndërsa me vitet ndërtesa u dëmtua dhe u la në mëshirë të fatit. Nga ana e tyre përfaqësues të kishës Ortodokse në qytetin e Fierit janë shprehur se nëse objekti do ishte kthyer si pronë e kishës së bashku me pjesën e varrezave ata do të kishin ndërhyrë për riparim. 

 “Kjo ka qene një problematike e kahershme kemi vënë në dijeni edhe Bashkinë e Patosit por deri tani nuk është bere asgjë. Kisha ka aplikuar për kthimin e kësaj prone qe prej viteve 90 me ligjin e atëhershëm por deri tani kjo  problematike një ka marre zgjidhje dhe kjo prone ka mbetur pezull. Nëse do ishte kthyer do kishim ndërhyrë ne”,-tha prifti Dhimitër Lloshi.

Shirat e ditëve të fundit kanë bërë që mbetje kockore dhe eshtra të varrezave pranë kishës të dalin në sipërfaqe. Për problemin në fjalë jemi drejtuar pranë Bashkisë Patos. Mbetet për tu parë nëse problemi do të marrë një zgjidhje përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat